Holandezi në Itali: Dumfries u qortua nga shokët për mënyrën se si i përgatiti pastat

Denzel Dumfries po përshtatet mirë në Itali, sa i përket fushës së blertë. Por, jashtë fushës duket se ka akoma për të mësuar.

Sport

09/03/2022 15:22

Mbrojtësi holandez ka fituar pozitën e titullarit tek Inter, në krahun e djathtë të mbrojtjes. Paraqitjet e tij janë shumë të mira në fushën e blertë.

Por, së fundmi ai ka treguar problemet që ka jashtë fushës së blertë. Dumfries ka zbuluar se mënyra se si ai përgatiti pastat nuk iu ka pëlqyer shokëve të skuadrës.

“Dy javë më parë, shokët e mi të skuadrës u nervozuan kur unë i shtova mish pule pastave të mia me pesto”, ka thënë Dumfries, përcjell lajmi.net.

“Nuk do ta bëj më kurrë”, shtoi holandezi.

Dumfries ishte startues edhe mbrëmë në ndeshjen kundër Liverpool, ku Inter u eliminua nga Champions League. /Lajmi.net/