Juventus në dilemë – Pogba apo Dybala?

Paulo Dybala apo Paul Pogba? Kjo duket të jetë dilema e Juventus në javët e ardhshme.

Sport

09/03/2022 12:55

‘Biankoneri’ thuhet se do të takohen nesër me përfaqësuesit e Paulo Dybala për negociatat finale para vendimit për rinovim ose jo të kontratës.

Dybala tash e sa kohë ka shtyrë vendimin e tij lidhur me rinovimin e kontratës, por tash është koha që të ketë një përgjigje.

Përfaqësuesit e tij do të takohen nesër me krerët e ‘Zonjës së Vjetër’, përcjell lajmi.net.

Nëse Dybala vendos të mos vazhdojë kontratën, atëherë Juventus me shumë gjasë do të kërkojnë kartonin e Paul Pogba.

Mediat italiane shkruajnë se kjo është dilema aktuale e ‘Biankoneri’. Ata nuk janë të vendosur nëse duhet të shtyjnë në maksimum një marrëveshje me Dybala, apo të kthehen më herët kah Pogba.

Pogba ka qenë edhe më herët pjesë e Juventus, ku ka kaluar vitet më të mira të karrierës së tij.

Gjithçka rreth kësaj dileme mund të marr fund nesër, pas takimit me përfaqësuesit e Dybala. Pogba është “në pritje”. /Lajmi.net/