‘Tuttosport’: Nedim Bajrami alternativë për Milanin
Përfaqësuesi i Shqipërisë, Nedim Bajrami mund të kalojë te skuadra e Milan.

Sport
Mesfushori me tipare ofensive, Nedim Bajrami ka bërë paraqitje mjaft të mira në Serie A me skuadrën e Empoli, dhe tashmë po tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha.
‘Tuttosport’ sot në ballinën e saj shkruan se Nedim Bajrami mund të jetë një alternativë për Milanin, përcjell lajmi.net.
Milan tash e sa kohë janë në kërkim të një mesfushori, por akoma nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshje me një.
Franck Kessie me shumë gjasë do të largohet dhe klubit do t’i lirohen hapësira në paga. Nedim Bajrami mund të afrohet në mesfushë, ndonëse jo me tipare të njëjta si Kessie.
Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ do të bëjnë një ofertë zyrtare për Bajramin. /Lajmi.net/