Kontrata e re e Inzaghi me Inter – zbulohen detajet

Simone Inzaghi do të nënshkruajë kontratë të re me Inter.

Sport

08/03/2022 12:15

Trajneri italian, Simone Inzaghi ka bindur bordin drejtues të Inter për një kontratë të re, pas paraqitjeve solide të skuadrës ‘Zikaltër’.

Raportime të ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se Inzaghi do të nënshkruajë kontratë të re me Inter, të vlefshme deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër, përcjell lajmi.net.

Thuhet se me kontratën e re, paga e Inzaghi për një sezon do të jetë 4.5 milionë euro, deri në 5 milionë. Anash kësaj page, trajneri do të ketë edhe bonuse.

Inter deri në këtë pikë sezoni me Inzaghi ka arritur dy objektiva; Superkupën e Italisë dhe kualifikimin në 1/16 e finales së Champions League.

Në Serie A, skuadra e Inzaghi është në pozitën e dytë, por ka një ndeshje më pak të luajtur, të cilën në rast se e fiton, ia jep pozitën e parë. /Lajmi.net/