Martinelli për përballjen me CR7: Kur e pash në fushë, nuk mund ta besoja
Gabriel Martinell ka treguar se idhulli i tij është Cristiano Ronaldo dhe se ishte i lumtur që ishte përballur me të.
Sport
Lojtari i Arsenalit, Martinelli ka treguar gjithmonë se Cristiano Ronaldo ishte lojtari i tij i preferuar.
Ai tha se nuk i besohet që po luante ndaj Cristiano Ronaldos, dhe se fakti që luante kundër tij i tregonte atij sa kishte arritur.
“Kur e pash Ronaldon në ndeshjen kundër United nuk mund të besoja që ai ishte aty. E pash atë dhe thash ‘wow ky është Ronaldo’.Isha pak i turpëruar dhe nuk thash asgjë vetëm shtrëngova duart me të”, ka thënë Martinelli, transmeton lajmi.net.
“Por të luajë kundër idhullit tim tregon se ia kam arritur”, ishin fjalët e brazilianit.
Gabriel Martinelli është sulmuesi 20 vjeçar i ‘Topçinjëve’, i cili është një nga talentët më premtues te Arsenali. /Lajmi.net/