Juventusi pas mbrojtësit të krahut të Cagliarit, Raoul Bellanova
Juventusi po planifikon një transferim gjatë afatit kalimtar të verës për mbrojtësin e krahut të Cagliarit, Raoul Bellanova.
Sport
Bellanova është një nga synimet kryesore për ekipin e Maxi Allegrit, pasi synojnë të përforcojnë mbrojtjen për sezonin 2022-23.
21 vjeçari ka impresionuar Juventusin që nga transferimi i tij te Cagliari nga ekipi francez Bordeaux në formë huazimi.
Cagliari ka për qëllim ta blejnë kartonin e lojtarit, por ‚Juventinët‘ priten ta joshin lojtarin.
Juve janë të gatshëm të paguajnë deri në 9 milionë euro për italianin. /Lajmi.net/