Formacionet zyrtare: Liverpool – West Ham United

Janë publikuar formacionet zyrtare të xhiros së 28-të në Premier Ligë për ndeshjen Liverpool - West Ham United.

Sport

05/03/2022 17:31

Liverpool aktualisht është ekipi më i afërt me kryesuesin e tabelës Manchester City, në garën për titull dhe nuk kanë ndërmend të mbesin prapa.

‘Reds’ do të kërkojnë fitore pasi nesër luhet derbi i kësaj xhiroje në mes Manchester City dhe Manchester United dhe do presin që “Qytetarët’ të lëshojnë pikë, shkruan lajmi.net.

Pritet të jetë një ndeshje jo aq e lehtë për ekipin e Klopp, pasi edhe West Ham janë duke luftuar për të qenë pjesë e garave evropiane.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e të dy skuadrave për ndeshjen e cila luhet sot me fillim nga ora 18:30.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Keita; Mane, Diaz, Salah

West Ham: Fabianski; Johnson, Dawson, Zouma, Cresswell, Fornals, Soucek, Lanzini, Vlasic, Bowen, Antonio