Inter ‘demolon’ Salernitanan, merr kreun e Serie A

Inter ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Salernitana, në kuadër të xhiros së 28-të në Seria A.

Sport

04/03/2022 22:36

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat të thellë 5:0, shkruan lajmi.net.

Lautaro Martinez që u kritikua shumë së fundmi hapi serinë e golave në minutën e 22-të pas një asistimi të Barellas.

Dyshja bashkëpunuan sërish edhe te goli i dytë (40′), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, Inter vazhdoi të sulmojë edhe më shumë, ku e gjeti rrugën drejtë golit tre herë të tjera.

Argjentinasi pas një asistimi të Dzekos arriti të kompletoi het-trikun (56′).

I sapo inkuadruari Roben Gosens pastaj asistoi për Dzekon që u përkujdes për golin e katërt (64′).

Boshnjaku doli në skenë edhe pesë minuta më vonë, ku vulosi fitoren e “Neuazzurëve” (69′).

Me këtë fitore, Inter merr kreun me 58 pikë, derisa Salernitana qëndron në fund me 15 sosh.

Ndeshja e radhës për Interin është kundër Liverpoolit në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve, ku janë në disavantazh prej 0:2./Lajmi.net/