Tottenham bën ofertë drejt De Vrij, Inter i hapur për shitjen

Tottenham do provojë në verën e ardhshme të kompletojë transferimin e mbrojtësit Stefan De Vrij.

Sport

03/03/2022 16:04

De Vrij ka luajtur nën urdhrat e Antonio Conte, me të cilin edhe fitoi Scudetton, prandaj tekniku italian dëshiron një ribashkim te Spurs, transmeton lajmi.net.

“Sport Witness” raporton se Tottenham i ka ofruar De Vrij plotë 6.5 milionë euro për sezon, për ta bindur të kalojë në Premierligë.

Ndërkohë, edhe Inter do ishte i hapur për shitjen e De Vrij në rast që pranojnë ndonjë ofertë prej 25-30 milionë euro.

Në 29 paraqitje në të gjitha garat, qendërmbrojtësi realizoi vetëm një herë./Lajmi.net