Pejë: Përderisa dy vajza po ecnin, dikush nga vetura ua drejton armën

Dy viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në rrugë, nga një veturë në lëvizje një person i panjohur u ka drejtuar armën.

Lajme

03/03/2022 10:02

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Naim Frashëri” në Pejë.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.

“• Rr. Naim Frashëri, Pejë 02.03.2022-14:20. Dy viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në rrugë, nga një veturë në lëvizje një person i panjohur u ka drejtuar armën. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.”.