Juventus përgatit ofertën për yllin e Ajaxit

Juventus thuhet se do përgatis ofertë për mesfushorin e Ajaxit, Ryan Gravenberch, në afatin kalimtar të ardhshëm veror.

Sport

02/03/2022 21:27

19-vjeçari vlerësohet si një nga të rinjtë më të mirë në futbollin botëror, duke bërë tashmë 84 paraqitje për gjigantin holandez, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, me kontratën që do të skadojë në vitin 2023, holandezi po lidhet natyrshëm me një transferim diku tjetër me Liverpool që thuhet se është ndër klubet që po monitorojnë situatën.

Sipas “Calciomercato”, gjiganti i Premierligës ose ndonjë klub tjetër do të përballet me konkurrencë të ashpër nga Juventusi teksa do të përpiqet të rifreskojë radhët.

Raporti pretendon se Juve tashmë ka vendosur që mund të përballojnë të nënshkruajnë me Gravenberch, ashtu siç vepruan për Matthijs de Ligt nga i njëjti ekip në 2019.

Ajax dyshohet se është i përgatitur të bëjë biznes me 29 milionë funte, ndërsa Gravenberch tashmë ka thënë se nuk do të largohet nga klubi aktual si një transferim i lirë vitin e ardhshëm./Lajmi.net/