​Këshilltari i Zelensky: Mbi 7000 ushtarë rusë u vranë nga fillimi i agresionit

Më shumë se 7.000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, ndërsa qindra janë kapur, përfshirë anëtarë të rangut të lartë të ushtrisë, ka thënë Oleksiy Arestovich, këshilltar ushtarak i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Bota

02/03/2022 21:08

Ai shtoi se komandanti ushtarak rus u transferua në Bjellorusi pasi u plagos rëndë, raporton Reuters.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka hedhur poshtë pohimet e Kievit zyrtar mbi numrin e ushtarëve të vrarë rusë.