Gosens i lumtur pas debutimit me Interin

Robin Gosens u shpreh i lumtur pasi më në fund debutoi në Inter.

Sport

02/03/2022 09:59

Gjatë gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë në mes Milan – Inter që përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, bëri debutimin e tij edhe Robin Gosens.

Ish-anësori i Atalantas kaloi në janar tek Interi, po mbërriti i lënduar dhe nuk ishte pjesë e ekipit deri në këtë ndeshje, transmeton lajmi.net.

Pasi ishte jashtë fushave për pesë muaj ai u shpreh i lumtur me rikthimin e tij.

“Është shumë e kënaqshme të rikthehem në fushë pas këtij lëndimi, pasi isha jashtë për gati pesë muaj”, tha Gosens për televizionin e Interit.

Gosens nuk kishte luajtur që nga fitorja 1:0 e Atalantas në Ligën e Kampionëve ndaj Young Boys më 29 shator./Lajmi.net/