Ndeshjet në La Liga – regjia spanjolle me mesazh të fuqishëm për agresionin rus në Ukrainë

Sot ka filluar xhiroja e 26-të në kampionatin elitar të futbollit spanjoll, La Liga.

Sport

26/02/2022 14:08

Ndeshja e orës 14:00, mes Mallorca dhe Valencia ka parë një risi nga regjia spanjolle.

Pasur parasysh agresionin rus në Ukrainë, të nisur tash e disa ditë, regjia spanjolle është përkujdesur për një mesazh të fuqishëm, përcjell lajmi.net.

“Ndaloni luftën”, është mesazhi i regjisë spanjolle, i vendosur anash rezultatit të takimit.

Futbolli ndër vite ka shërbyer si instrument për të shpërndarë mesazhe për barazi sociale dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme politike.

Thirrjes për të ndalur luftën i janë bashkuar edhe sporte, sportistë, e institucione të tjera të sportit. /Lajmi.net/