Dybala hap dyert për transferimin te Barcelona

Barcelona rikthen vëmendjen përsëri te Paulo Dybala.

Sport

23/02/2022 14:08

Barcelona është mjaftë e interesuar për tregun e lojtarëve të lirë dhe ka filluar të bëjë lëvizje drejt atyre që u skadon kontrata në verë.

Një prej tyre është Paulo Dybala, marrëveshja e të cilit me Juventusin përfundon në qershor.

Me largimin e mundshëm të Ousmane Dembele, Barca do lironte një vend për argjentinasin te Barcelona.

Lojtari është i vetëdijshëm se Barcelona ka pasur interes për të edhe më parë, por ai nuk ishte opsioni kryesor atë kohë, përcjell lajmi.net.

Dybala ka edhe oferta të tjera nga Premierliga, por që dëshira e tij është kalimi në Spanjë.

Juventus dhe Dybala janë akoma larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin dhe gjithçka mbetet e hapur. /Lajmi.net/