Mund të ketë përfunduar sezoni për Weston McKennie – frakturë e dyfishtë në këmbë

Lojtari i Juventusit, Weston McKennie pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen kundër Villarreal në Ligën e Kampionëve, pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

23/02/2022 09:18

Ka shumë raporte që McKennie është diagnostikuar me një frakturë të dyfishtë në këmbën e tij të majtë pas barazimit 1-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Villarreal.

Trajneri Massimiliano Allegri konfirmoi se lojtari i Shteteve të Bashkuara ishte dërguar në spitalin lokal për një radiografi menjëherë pas ndeshjes në La Ceramica, transmeton lajmi.net.

Sipas informatave do të jetë një pushim mjaft i gjatë për 23-vjeçarin dhe është plotësisht e mundur që sezoni i tij të ketë përfunduar tashmë.

McKennie ka bërë 28 paraqitje për Juventusin këtë sezon midis Serie A, Ligës së Kampionëve, Coppa Italia dhe Superkupës së Italisë. Ai ka shënuar gjithsej 4 gola./Lajmi.net/