Marcelo Brozovic pritet të nënshkruajë nesër kontratën e re me Interin

Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic ka rënë dakord të nënshkruajë nesër kontratën e re me Interin .

Sport

22/02/2022 23:27

Marrëveshja me mesfushorin kroat ka përfunduar, është arritur në baza verbale javë më parë dhe tani pritet të nënshkruhet. Është çështje orësh, ka shkruar gazetari italian, Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

Një numër i klubeve të mëdha u përpoqën të nënshkruajnë me Brozovic, i cili kishte vetëm gjashtë muaj të mbetur në marrëveshjen e tij të mëparshme.

Ai donte vetëm të qëndronte tek Inter dhe pritet të nënshkruajë marrëveshjen nesër.

Kontrata aktuale e Marcelo Brozovic skadon në qershor të vitit 2022, ndërsa me marrëveshjen a arritur do zgjatet deri në qershor të vitit 2026. /Lajmi.net/