Napoli shpreson në rikthimin e tre lojtarëve, para ndeshjes ndaj Barcelonës

Napoli ka marrë disa lajme të mira në prag të ndeshjes së kthimit në Europa League, kundër Barcelonës.

Sport

22/02/2022 17:55

Matteo Politano dhe Giovanni Di Lorenzo mund të jenë në dispozicion të Luciano Spallettit, për Napolin në ndeshjen e dytë kundër Barcelonës në Ligën e Evropës.

Lojtari tjetër që pritet të rikthehet është edhe Lorenzo Insigne, i cili bëri një stërvitje të veçuar sot dhe do të vlerësohet nga ekipi mjekësor së bashku me trajnerin për të parë nëse do mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër blaugranëve, transmeton lajmi.net.

Ndeshja e parë ndërmjet Barcelonës dhe Napolit në fazën e 1/16-ës së Ligës së Evropës ka përfunduar 1:1 në Camp Nou, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet të enjten në orën 21:00./Lajmi.net/