Kosova ishte me Donaldin apo Ilirin? Olti Curri tregon votat në instagram

Ilir Shaqiri u shpall fituesi i Big Brother Vip Albania.

ShowBiz

22/02/2022 15:32

Por fitorja e tij dhe humbja e Donaldit ngjalli debate të shumta kudo në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Ende po diskutohet çështja me votat, madje Olti Curri i cili ka komentuar situatat e ndryshme në BBV ka publikuar në storie një shkrim të një ndjekësi nga Kosova.

“Kosova shumica ka qenë me Donaldin. Nëpër Kosovë ka pasur shumë postera Donaldit. Ka pas organizime në grup kur kanë votuar Donaldin, bizneset që kanë bërë grupe”, ka shkruar ndjekësi.

Tutje Olti ka hapur një sondazh duke pyetur ndjekësit nga Kosova a ishin me “Team Donald” apo “Team Ilir”.

Në bazë të këtij sondazhi shihet se 66% kanë votuar për Donaldin, kurse 34% për Ilirin./Lajmi.net/