Vizat e arta: Çka duhet të dini për “blerjen” e pasaportës së Zvicrës
Zvicëra është një shtet në të cilin është vështirë të mirret leja e qëndrimit nga njerëzit e disa vendeve. Por sidoqoftë ekziston një mundësi për tu arritur kjo.
Lajme
Duke qenë se Zvicra ka nënshkruar marrëveshjen e Levizjës së Lirë të Personave me vendet e BE-së dhe EFTA-s, një shtetar mund ta marr një leje qëndrimi, e njohur si leja B ( shtetas të huaj rezidentë) ose leja C ( shtetas të huaj me qëndrim të përhershëm).
Në Zvicër më shumë se 1.4 milionë shtetas të huaj që jetojnë në Zvicër, vinin nga Bashkimi Evropian, kryesisht nga vendet fqinje.
Por, gjërat janë më të komplikuara për njerëzit që nga jashtë Evropës, e që duan të jetojnë në Zvicër, njerëz që vijnë nga shtetet që njihen si “vende të treta”.
Shumica e këtyre njerëzve, që duan të punojnë në Zvicër, u duhet tu marrin leje pune, leje të cilat lëshohen nga Këshilli Federal, leje te cilat mund të jenë në shifra të ndryshme. Ne 2021 kjo shifër ka qenë 8500.
Nga kjo kuotë, 4500 persona u pajisën me lejeqëndrim B, ndërsa 4000 të tjerë lejeqëndrim afatshkurtër L, me të cilën u jepet e drejta për të punuar në Zvicër deri në një vit.
Pra njerëzit që jane shtetas të vendeve që nuk janë pjesë e BE/EFTA, u nënshtrohen rregullave me kufizuese, se sa njerëzit që janë pjesë ë vendeve brenda BE/EFTA.
Sido që të jetë ekziston edhe një mënyrë tjetër si të shpërnguleni në Zvicër, por kjo I prek vetëm ata që janë mjaft të pasur.
Ata që kanë pasuri, mund të përfitojnë ato që quhen “vizat e arta”, I cili është një term që përshkruan rezidencën e bazuar në investimin në ekonominë vendase.
Për t’i siguruar këto viza të arta duhet të plotësohen dy kritere: e para duhet të “blihen” lejet e qëndrimit. Për shembull një leje qëndrimi në Gjenevë kushton afërsisht 312,522 franga të ardhura tatimore në vit.
Si kriter i dytë është ai se, personi nuk duhet të paraqet kërcënim për sigurinë dhe rendin publik ose për marrëdhëniet ndërkombëtare të Zvicrës”. /Lajmi.net/