SHSKUK: 89 pacientë janë me me okisgjenoterapi, 8 tjerë janë në Mjekim Intensiv
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar I Kosovës, ka bërë të ditur numërin e paciëntëve që gjinden në SHSKUK.
Lajme
Në raport bëhet e ditur së në trajtim mjekësor janë 112 pacientë, prej të cilëve 106 janë të konfirmuar pozitivë, e 89 janë me oksigjenoterapi, raporton lajmi.net
Lexoni komunikatën e plotë:
ShSKUK: 89 pacientë në oksigjenoterapi
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 112 pacientë. Prej tyre 106 të konfirmuar pozitivë, 6 të negativizuar. 89 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 8 pacientë në Mjekim Intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 50 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. /Lajmi.net/