Aubameyang flet për Dembele dhe ardhjen e mundshme të Haaland: Do të ishte nder për mua

Pierre Emerick Aubameyang ka dhënë disa komente lidhur me synimet e skuadrës së Barcelonës për fondin e lojtarëve.

Sport

21/02/2022 20:26

Sulmuesi nga Gaboni u transferua te Barcelona gjatë merkatos së janarit, por skuadrës mund t’i shtohen edhe emra të tjerë për sulmin.

Ousmane Dembele për rinovimin e kontratës dhe Erling Haaland si ardhje nga Dortmund janë dy emrat më të përmendur lidhur me kampin ‘Blaugrana’. Për ta disa komente ka dhënë edhe Aubameyang.

“Ousmane është një nga më të mirët me top dhe si sulmues është i jashtëzakonshëm. Unë jam shumë i lumtur që ai ishte këtu kur erdha. I thash ‘ Duhet të qëndrosh, djalosh’. A mund të rinovojë ai? Nuk e di, çdo gjë është e mundur në jetë”, ka thënë Aubameyang, i pyetur për Dembele.

“Do të ishte një nder për mua nëse do të luaja me Haaland te Barcelona. Për moshën e tij, ai tashmë është një nga më të mirët në botë”, shtoi ylli nga Gaboni.

Ish-sulmuesi i Arsenal ka regjistruar het trik mbrëmë në fitoren e Barcelonës kundër Valencia. Lojtari duket se po përshtatet mjaft mirë nën urdhrat e Xavi Hernandez. /Lajmi.net/