Pse gara për titullin e Seria A është më e ‘çmendura’ në Evropë

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” thekson se gara për titull në Serie A është ‘më e çmendura’ në Evropë dhe krahasimi me ligat e tjera evropiane e justifikon këtë analizë të bërë.

Sport

21/02/2022 12:18

Gara për Scudetto është e hapur, me Milanin, Interin dhe Napolin ndër pretendentët për të fituar Seria A, përcjellë lajmi.net.

Napoli do barazohej me pikë me Milanin në rast që sonte (e hënë) marrin fitore ndaj Cagliarit. Ata kanë shumë lojtarë jashtë fushës për shkak të lëndimeve, por besimi është i lartë pas barazimit 1-1 kundër Barcelonës në “Camp Nou”.

Siç qëndrojnë gjërat, Napoli është një pikë prapa Interit (53 me 54) me 25 ndeshje secila, por “Napolitanët” mund të kërcejë në krye të tabelës me dy pikë epërsi ndaj “Neurazzurëve” që kanë një ndeshje më pak.

Nëse Inter fiton kundër Bolognas (ndeshja nuk është riplanifikuar ende), ata do të kishin një avantazh prej vetëm një pikësh ndaj rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë, pra Milan dhe Napoli”.

Nuk ka asnjë ligë tjetër në Evropë ku gara për titull është kaq e hapur.

Pavarësisht humbjes 3-2 në shtëpi kundër Tottenhamit të Antonio Contes, Manchester City ka gjashtë pikë epërsi ndaj Liverpool-it, megjithëse “Reds” kanë një ndeshje më pak. Chelsea qëndron në vendin e tretë, 13 pikë pas lojtarëve të Pep dhe me një lojë më pak.

Real Madridi i Carlo Ancelotti-t po shijon një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Sevillas të vendit të dytë dhe gara për titull në Spanjë është gjithashtu praktikisht reduktuar në dy skuadra pasi Betis qëndron e treta, 11 pikë larg “Los Blancos”.

Gjashtë pikë largon Borussia Dortmund nga liderët e Bundesligës, Bayern Munich në Gjermani, ndërsa PSG-ja e Gigio Donnarumma dhe Marco Verratti kanë 59 pikë në 25 ndeshje të Ligue 1, shtatë më shumë se Olympique de Marseille në vendin e dytë./Lajmi.net/