Punonjësit shendetësorë të pakënaqur me pagat, me 1 mars protesojnë

Punonjësit e shëndetësisë si, infermierët, mamitë por edhe punonjës të tjerë të shendetësisë, me 1 mars do marshojnë duke shfaqur paknaqësitë e tyre për pagat që kanë.

Lajme

21/02/2022 12:37

Është Oda e Inferimierëve të Kosovës, ajo që do e organizojë këtë aktivitet, së bashku me Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës por edhe me Shoqata e Instrumentareve të Kosovës, dhe Shoqata e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës, përcjell lajmi.net

Marshi do të nisë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës për të vazhduar deri tek objekti e Qeverisë, dhe do të filloj nga ora 15;00.

Organizatorët që moto kanë “Marshojmë për pagë dinjitoze”, u kanë bërë thirrje të gjithë punonjësve, në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më masive. /Lajmi.net/