Inter, Milan e Juventus pas Memphis Depay

Memphis Depay me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Barcelonës, gjatë verës së ardhshme.

Sport

20/02/2022 11:39

Sulmuesi holandez, Memphis Depay nuk po ndihet rehat nën urdhrat e Xavi Hernandez dhe deri më tani nuk ka pasur minuta në dispozicion, edhe si pasojë e lëndimeve.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Inter, Milan dhe Juventus kanë kontaktuar me lojtarin, përcjell lajmi.net.

Skuadrat italiane duan shërbimet e yllit holandez, i cili është i interesuar për aventurë të re.

E ardhmja e Memphis Depay duket se do të jetë në Itali.

Barcelona është e gatshme që do të dëgjojë ofertat dhe gjasat janë të mëdha që ata të heqin dorë nga kartoni i lojtarit. /Lajmi.net/