Arsenal futet në garë për Morata

Alvaro Morata mund të përfundojë në Premier League, te skuadra e Arsenal.

Sport

20/02/2022 11:21

‘Gunners’ janë futur në garë për sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, i cili aktualisht luan me skuadrën e Juventus.

Tuttomercato raporton se Arsenal mund të nisin një ofertë për Morata, te skuadra e Atletico, e cila zotëron kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net. Gjasat janë që Juventus ta bëjë blerjen permanente dhe Arsenal mund të duhet të negociojnë me ‘Zonjën e Vjetër’.

Interesim për Morata gjatë janarit pati edhe nga skuadra e Barcelonës, por këta të fundit nuk arritën të mbyllin marrëveshjen.

Ish-sulmuesi i Chelsea megjithatë mund të jetë i hapur për një rikthim në Premier League dhe Arsenal do të provojnë të bëjnë një lëvizje të tillë.

‘Gunners’ duhet të sigurojnë një vend në top katërshe, për të bindur spanjollin që t’i bashkohet projektit të tyre./ Lajmi.net/