Mourinho tradhtohet nga nervat – ndëshkohet me karton të kuq

Jose Mourinho mori vëmendjen e ndeshjes Roma – Verona, në fundin e duelit.

Sport

19/02/2022 21:51

Trajneri portugez u tradhtua nga nervat dhe bëri disa veprime që e penalizuan me karton të kuq.

‘Special One’ ishte i nevrikosur me skuadrën e tij që po barazonte 2:2 përballë Veronas dhe në fund nuk kontrolloi dot sjelljet e tij, përcjell lajmi.net.

Mou protestoi disa herë gjatë kësaj ndeshje, por gjyqtari humbi durimin kur portugezi bëri një gjest kinse telefononte dikë.

Para se të largohej nga fusha, Mourinho përqafoi trajnerin e Verona, Igor Tudor.

Më poshtë mund ta shikoni videon e momentit kur Mourinho ndëshkohet me karton të kuq. /Lajmi.net/