Pioli jep të rejat rreth skuadrës – kjo është gjendja e Ibrahimovic
Stefano Pioli ka dhënë të rejat rreth skuadrës së Milan, para ndeshjes së radhës në Serie A.

Sport
Zlatan Ibrahimovic do të mungojë edhe në ndeshjen e Milan kundër Salernitana nesër, bën të ditur Stefano Pioli.
40 vjeçari ka pësuar një lëndim në tendinin e Akilit dhe trajneri nuk di shumë se kur mund të kthehet suedezi.
“Ai po ndihet më mirë. Ai do të kthehet në vrapim nesër”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.
“Pastaj do të shohim se kur mund të kthehet për stërvitjet grupore”, shtoi trajneri.
Ibrahimovic ka qenë një nga figurat bartëse të lojës së Milan dhe në 15 ndeshje në Serie A këtë sezon, ai ka shënuar tetë gola. /Lajmi.net/