E ardhmja e Lautaro në dyshim – Marotta shqyrton alternativa për sulmin

Inter janë gati të dëgjojnë ofertat për Lautaro Martinez.

Sport

18/02/2022 12:03

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter do të dëgjojnë ofertat për Lautaro Martinez gjatë merkatos së verës. E ardhmja e argjentinasit është në pikëpyetje, me ‘Zikaltërit’ që po shqyrtojnë alternativat për sulmin.

Inter kanë shënjestruar Ginaluca Scamacca, Paulo Dybala dhe Jonathan David, për të përforcuar sulmin, përcjell lajmi.net.

Lautaro në anën tjetër ka nënshkruar kontratë me Inter deri në vitin 2026, por vazhdon të ketë vëmendje të madhe nga klubet evropiane.

Ai ka 11 gola në 22 ndeshje në Serie A këtë edicion, por nuk gjen golin në Champions League tash e 13 ndeshje. Goli i fundit në Evropë për të u shënua në nëntor të vitit 2020, kundër Real Madrid.

Po ashtu, Lautaro nuk ka arritur të përshtatet mirë me Edin Dzeko dhe kjo ka bërë që Inter të jenë të hapur për të shitur kartonin e tij.

Emrat si Scamacca, Dybala e David janë ata që përmenden si mundësi për t’u afruar në ‘Meazza’. Beppe Marotta po shtjerr të gjitha opsionet për të përforcuar sulmin e Inter. /Lajmi.net/