AC Milan rivalizon Barcelonën dhe Dortmundin në garë për Mazraoui
AC Milan është skuadra më e fundit e interesuar për yllin e Ajaxit, Noussair Mazraoui.

Sport
Mazraoui ka shprehur dëshirë që të largohet nga gjiganti holandez si agjent i lirë në verën e ardhshme dhe këtë gjë ia ka konfirmuar klubit para disa muajve, transmeton lajmi.net.
Barcelona dhe Borussia Dortmund ishin duke garuar për shërbimet e lojtarit, por tani edhe “Rossonerët” i janë bashkuar në garë.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Milan është seriozisht i interesuar për mbrojtësin dhe që do provojnë ta transferojnë në verë.
Ende s’ka asnjë marrëveshje mes lojtarit dhe ndonjë nga klubit të lartë përmendura, por që ky i fundit do merr kohë derisa të vendos përfundimisht./Lajmi.net/