Arsenal i bashkohet garës për Leaon

Sipas raportimeve në Itali, Arsenali është skuadra e fundit e Premierligës që tregon interes për sulmuesin e AC Milan, Rafael Leao.

Sport

16/02/2022 19:42

22-vjeçari ka qenë gjithashtu i lidhur me Everton dhe Wolves pasi aktualisht është në një formë mbresëlënëse për liderët e Serie A, transmeton lajmi.net.

Portugezi nuk ka qenë saktësisht produktiv që kur u transferua nga Lille në “San Siro” në vitin 2019, por është në formë të mirë tani, pasi ka shënuar pesë herë në shtatë paraqitje që nga fillimi i vitit.

Kjo e çon numrin në 10 gola për sezonin, tashmë rikthimi më i mirë i çdo sezoni në karrierën deri më tani, gjë që ka tërhequr vëmendjen nga e klubeve të Premierligës.

Mediumi italian “La Repubblica” raporton se Arsenal është duke shqyrtuar mundësinë për të bërë ofertë për Leaon, pasi nuk arriti të transferoi qendërsulmues në janar.

Ndërkohë, Milan është duke provuar ta ‘blindojë’ portugezin me një ofertë të re./Lajmi.net/