Godet këmbësoren me automjet, arrestohet një i dyshuar në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të ndodhur në Prizren, ku si pasojë lëndime trupore ka marrë një person.
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën e 14 shkurtit në komunën e Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë e saj një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor me ç’rast edhe kanë arrestuar të dyshuarin, apo ngasësin e automjetit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore ka goditur këmbësoren – viktimën femër kosovare e cila si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim, shkruan lajmi.net.
Siç thuhet në njoftim, viktima është dërguar në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
“Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin rajonal Pejë është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, vijon njoftimi.
Po ashtu, thuhet se me vendim të prokurorit “i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/