Danilo: Kam provuar disa skuadra, Juventus më bëri të lumtur

Danilo ka folur për aventurën e tij nëpër skuadra të ndryshme, përfshirë këtë të Juventus.

Sport

14/02/2022 12:12

Mbrojtësi brazilian, pas barazimit ndaj Atalanta, dha disa komente të shpejta për situatën e tij aktuale.

Ai është shprehur shumë i lumtur me qëndrimin te skuadra e Juves, e cila sipas tij është ajo që e bëri më së shumti të lumtur.

“Unë kam qenë në shumë vende në tentim për të gjetur një klub ku mund të bëja punën time, të isha i lumtur dhe të luaja futboll, që në fund të ditës është çfarë unë dua”, ka thënë Danilo, transmeton lajmi.net.

“Unë gjeta këtë mundësi te Juventus, kështu që ky gol do të thotë shumë për mua”, shtoi braziliani.

Danilo vinte te Juventus nga Manchester City, në kohën kur Joao Cancelo shkonte drejt ‘Etihad’. /Lajmi.net/