Juventus në pritje të ofertave për Rabiot e Sandro

Juventus janë të hapur që të shesin kartonin e Adrien Rabiot dhe Alex Sandro.

Sport

14/02/2022 11:27

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Juventus janë gati të dëgjojnë ofertat për Rabiot e Sandro, transmeton lajmi.net.

Të dy lojtarët kanë kontratë valide deri në vitin 2023 dhe nuk do t’iu ofrohet mundësia për të rinovuar për qëndrimin në Allianz Arena.

Rabiot akoma nuk ka shënuar për Juven këtë sezon, nga 28 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Sandro në anën tjetër ka një gol të shënuar, për numrin e njëjtë të ndeshjeve të luajtura.

Mbrojtësi brazilian mund të ketë vëmendjen e Chelsea, të cilët në janar kërkonin për një mbrojtës të majtë.

Mbetet të shihet se kush do të jenë (nëse) skuadrat që do të bëjnë ofertat e tyre për lojtarët në fjalë. /Lajmi.net/