Gjendet i vdekur një person në Shtërpcë, cilësohet si vdekje e dyshimtë
Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshimtë në rajonin e Shtërpcës.
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ndodhur ditën e djeshme në Shtëprcë, e që është cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Në bazë të informacioneve të para theksohet se personi në fjalë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Siç thuhet në njoftim, me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion./Lajmi.net/