Allegri: Inter do e fitojë Scudetton, nëse do kishim katër pikë më shumë do ishim në garë

Trajneri i Juventusit, Max Allegri është deklaruar pas barazimit të vonshëm ndaj Atalantas.

Sport

13/02/2022 23:20

Danilo realizoi gol në kohën shtesë për t’i ndihmuar “Bianconerëve” të arkëtojnë një pikë ndaj Atalantas, përcjellë lajmi.net.

Pas ndeshjes, Allegri ka pranuar se Juventus nuk është në garë për titull dhe beson që Inter do e fitojë Scudetton.

“Inter do e fitojë Scudetton, e kam thënë këtë gjë që nga shtatori, sepse kanë skuadrën më të fortë”.

“Çfarë sa i përket Juventusit? Nëse do kishim katër pikë më shumë, ndoshta do ishim duke i ndjekur”, deklaroi ai.

Juventus momentalisht zë pozitën e katërt në tabelë me 46 pikë, nëntë më pak se lideri, AC Milan./Lajmi.net/