Laporta optimist: Me barazimin e Real Madridit, edhe ne jemi në garë për titull

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është optimist se mund të arrijnë të fitojnë titullin kampion këtë edicion.

Sport

13/02/2022 16:03

Pavarësisht që ndodhen 16 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar, larg “Los Blancos”, Laporta është optimist se janë në garë për titull, përcjellë lajmi.net.

Sipas tij, barazimi i Real Madridit dhe Villarrealit është arsyeja pse janë ende në garë për titull.

“Me barazimin e Madridit ka një garë për titull. Unë kam qenë gjithmonë optimist nga natyra dhe mendoj se kemi një shans”.

“Është e vështirë për një ekip të ruajë qëndrueshmërinë gjatë një sezoni dhe është më mirë për ne të mendojmë për ndeshjet e ardhshme, ato janë thelbësore”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona sonte (e diele) do zhvillojnë përballjen ndaj Espanyol./Lajmi.net/