E ardhmja e De Ligt në pikëpyetje – Barcelona dhe Chelsea në gatishmëri për të bërë ofertat

Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit.

Sport

13/02/2022 11:54

Qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt nuk ka arritur akoma të përmbush pritshmëritë e tij te Juventus, që prej transferimit nga Ajax.

Lojtari lidhet tash e sa kohë me një largim të mundshëm nga Juventus, dhe mediat në Itali vetëm sa shtyjnë më shumë përpara këto raportime.

Thuhet tashmë se Barcelona dhe Chelsea janë duke monitoruar nga afër situatën e lojtarit, përcjell lajmi.net.

De Ligt, në kohën kur zgjodhi kalimin te Juventus, ishte afër kalimit te Barcelona.

Katalanët e kanë lojtarin në listën e dëshirave qysh nga ajo kohë dhe mund të bëjnë lëvizjen e tyre tani në verë./ Lajmi.net/