Real Madrid synon rikthimin e Reguilon – mund ta shfrytëzojë klauzolën e riblerjes

Real Madrid po planifikon rikthimin e Reguilon.

Sport

13/02/2022 11:26

Krahu i majtë në mbrojtjen e Real Madrid ka nevojë për përforcime dhe Sergio Reguilon mund të jetë një nga alternativat.

Lojtari ishte pjesë e ‘Los Blancos’ para se të shkonte te Tottenham Hotspur, por tani madrilenët duan ta kthejnë ata.

Sipas ‘Mirror’, Real Madrid po planifikojnë shfrytëzimin e klauzolës për riblerjen e spanjollit, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi spanjoll iu bashkua skuadrës së Tottenham në shtator të vitit 2020, por Reali mund ta rikthejë për 27.5 milionë funte.

Carlo Ancelotti ka shfaqur nevojën për më shumë opsione në mbrojtje dhe Reguilon është emri i parë që shqyrtohet. /Lajmi.net/