Ancelotti: Do t’i kemi të gjithë në dispozicion për ndeshjen ndaj PSG, nuk e di nëse starton Bale

Carlo Ancelotti ka thënë disa fjalë lidhur me ndeshjen e Champions League.

Sport

12/02/2022 20:58

Real Madrid do të ketë një përballje shumë të vështirë, ndaj Paris Saint Germain, në kuadër të Champions League.

‘Los Blancos’ megjithatë duket se do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozicion.

“Do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen ndaj PSG”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di. Do të shohim nëse Bale luan si startues. Ai luajti mirë sot”, shtoi italiani.

Bale luajti edhe në ndeshjen e sotme. Ai ishte afër golit, por fati nuk ishte me të. /Lajmi.net/