Skriniar po përgatitet për një kontratë të re me Inter

Milan Skriniar ka gjasa të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Inter.

Sport

12/02/2022 17:46

Mbrojtësi sllovak, Skriniar është një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Inter tash e disa vite.

Lojtari ka qenë i rëndësishëm edhe në planet e Simone Inzaghi dhe atij do t’i ofrohet kontrata e re nga ‘Zikaltërit’, përcjell lajmi.net.

Emri i Skriniar lidhet me disa skuadra nga Premier League, por duket se vendimi i tij është marrë.

Calciomercato bënte të ditur më herët se Skriniar ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Inter.

Lojtari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023. /Lajmi.net/