Bochumi bën befasinë e madhe – i shënon katër gola Bayernit dhe merr tri pikë në Bundesliga
Bochum ka bërë befasinë e javës në futbollin evropian, duke mposhtur Bayern Munich.
Sport
Bayern Munich u turpërua në udhëtim kundër skuadrës së Bochum, duke u mposhtur me rezultatin 4:2, shkruan lajmi.net.
Bavarezët kaluan të parët në epërsi me golin e Robert Lewandowski, në minutën e 9’ të takimit. Por, pas këtij goli, gjithçka shkoi ters për ta.
Antwi-Adjei shënoi i pari për Bochum, duke çuar shifrat në 1:1.
Locadia, me golin e shënuar nga penalltia, përmbysi epërsinë e Bayern dhe i dha epërsinë skuadrës së tij, për rezultatin 2:1. Dy minuta pas tij shënoi Gamboa për 3:1, kurse dy minuta pas Gamboa gjeti golin edhe Holtmann për 4:1.
Në pjesën e dytë Bayerni bëri diçka më mirë, por nuk arriti më shumë sesa edhe një gol, për rezultatin final 4:2. Përsëri ishte Lewandowski ai që shënoi.
Bayerni mbetet me 52 pikë në pozitën e parë, kurse Bochum shkon në kuotën e 28 pikëve. /Lajmi.net/