Pogba dëshiron rikthimin te Juventus – i kërkohet zbritja e pagës

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba duhet të pranojë zbritjen e pagës për t'u rikthyer te Juventus në verë.

Sport

10/02/2022 20:58

Francezi është në muajt e fundit të kontratës në “Old Trafford” dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me klubet jashtë Anglisë, transmeton lajmi.net.

Pogba së fundmi është rikthyer nga lëndimi, derisa edhe shënoi në barazimin ndaj Burnley, por momentalisht nuk është i interesuar për të vazhduar bashkëpunimin me klubin anglez.

Sipas “Il Bianconero”, Pogba preferon rikthimin te Juventus, pavarësisht interesimit të Real Madrid dhe PSG, por paga e 290 mijë funte mund të bllokojë marrëveshjen.

Raporti shton se 28-vjeçari duhet të pranojë zbritjen e pagës për t’u rikthyer në Torino.

Pogba në 221 paraqitje për Man Unitedin ka shënuar 39 herë dhe asistuar 49 të tjerë./Lajmi.net/