Theo Hernandez nënshkruan kontratën e re me Milanin
AC Milan ka kompletuar rinovimin e kontratës së mbrojtësit Theo Hernandez.

Sport
Francezi ka nënshkruar kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2027, derisa do zyrtarizohet në ditët e ardhshme, shkruan lajmi.net.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Hernandez ka nënshkruar kontratën.
“Kontrata e re e Theo Hernandez me AC Milan, e nënshkruar dhe kompletuar siç pritej. Pesë vite kontratë, me zyrtarizimin që pritet këtë javë”, shkroi ai.
Theo Hernández new contract with AC Milan, signed and completed as expected. Five year deal in place with his agent Manuel Garcia Quillon in Milano for the announcement expected this week. ?⚫️ #ACMilan
Confirmed and completed, Theo stays and extends his contract. pic.twitter.com/OWkMvwCYD5
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 10, 2022
Ndërkohë, Milan është duke punuar edhe që të ‘blindojë’ disa yje të tjerë, siç janë Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli./Lajmi.net