Juventus dhe Dybala në negociatat – tentimi i fundit për rinovim kontrate

Juventus dhe Paulo Dybala do të zhvillojnë negociatat e fundit mes vete.

Sport

08/02/2022 09:45

Klubi nga Torino dhe lojtari argjentinas vazhdojnë të jenë larg një marrëveshje për rinovimin e kontratës, megjithatë, tentimet nuk janë ndalur akoma.

‘Calciomercato’ raporton se Juventus dhe Dybala pritet të zhvillojnë negociatat e fundit për rinovimin e kontratës, duke mos përjashtuar mundësinë e mbylljes me sukses së këtyre negociatave, transmeton lajmi.net.

Raportime të tjera bëjnë të ditur se lojtari dhe klubi kanë arritur marrëveshje për pagën dhe bonuset.

Dybala lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Inter, por këto spekulime mund të shuhen shpejt. /Lajmi.net/