Juventus triumfon ndaj Veronas, ngritët në top katër

Juventus ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Hellas Veronas.

Sport

06/02/2022 22:35

“Bianconerët” triumfuan me rezultat komod 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte sulmuesi Dusan Vlahovic që shënoi pas një asistimi të bukur të Paulo Dybala për të kaluar vendasit në epërsi pas 12 minutave loje.

Ndërkohë, golin e dytë, që njëkohësisht ishte i fundit e shënoi debutuesi Denis Zakria pas një pasimi të Alvaro Moratas (61′).

Juventus dominoi plotësisht në tërë ndeshjen dhe kishte edhe disa raste të tjera, që të thellonte epërsinë.

Pas kësaj fitore, Juve ngritët në pozitën e katër me 45 pikë, derisa Verona qëndron në vendin e nëntë me 33 sosh./Lajmi.net/