Napoli triumfon ndaj Venezias – rikthehet në garë për titull

Napoli ka shënuar fitore në udhëtim te Venezia, në kuadër të xhiros së 24-të në Seria A.

Sport

06/02/2022 16:59

“Napolitanët” triumfuan me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Golin e parë e shënoi qendërsulmuesi Victor Osimhen pas një asistimi të Politanos (59′).

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë dhe bëri paraqitje mjaftë të mirë, duke ndihmuar që të mbetet porta e paprekur.

Kur mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat, Andrea Petagna vulosi fitoren në fundin e takimit (90+10).

Me këtë fitore, Napoli rikthehet në garën për titull, duke rimarrur pozitën e dytë me 52 pikë, derisa Venezia renditët në pozitën e 18-të me 18 pikë./Lajmi.net/