Tottenham rivalizon Milanin dhe Newcastle në garë për Botman

Milani përballet me një konkurrencë të re nga Tottenham Hotspur i Antonio Contes për mbrojtësin e Lille, Sven Botman, që tashmë është një objektiv i Newcastle United.

Sport

03/02/2022 19:47

Lille refuzoi me vendosmëri të konsideronte një largim në janar për qendërmbrojtësin holandez, por pritet që ta shesë në verë, transmeton lajmi.net.

Botman raportohet se ka një çmim prej rreth 30 milionë euro, megjithëse mund të rritet nëse ka një luftë mes klubeve.

Deri më tani, Milan dhe Newcastle United kanë bërë betejë në tregun e transferimeve, por ata përballen me konkurrencë të re nga Spurs.

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, Conte i ka kërkuar drejtorit Fabio Paratici që të shikojë përforcimin e mbrojtjes dhe Botman është një nga emrat në listë.

Presioni është tashmë mbi Paratici për të dhënë rezultate, pasi ka luftuar për të bërë një ndikim të madh në objektivat e tyre të zgjedhjes së parë në afatin e janarit.

Tottenham ka qenë gjithashtu i lidhur me qendërmbrojtësit e Interit, Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij./Lajmi.net/