Zyrtare: Dal Pino jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serie A

Paolo Dal Pino ka konfirmuar se ai është shpërngulur në Kaliforni, kështu që duhet të heq dorë nga posti i presidentit të Lega Serie A.

Sport

01/02/2022 15:11

Dal Pino ishte emëruar president i Serie A në janar të vitit 2020, pak muaj pas fillimit të pandemisë Covid-19, transmeton lajmi.net.

Tani, ai ka hequr dorë nga pozicioni i tij, duke njoftuar për këtë vendim edhe me një letër formale, që ësthë publikuar në sajtin e Lega Calcio.

Nuk dihet akoma se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Lega Serie A. /Lajmi.net/