Zakaria flet për transferimin te Juventus: Jam krenar dhe ndihem i nderuar që jam këtu

Denis Zakaria ka dhënë komentet e tij të para pas transferimit te skuadra e Juventus.

Sport

01/02/2022 12:45

Lojtari ndërroi skuadër në ditën e fundit të merkatos, duke kaluar nga skuadra e Borussia Monchengladbach te Juventus.

Për këtë transferim ai është shprehur shumë i lumtur dhe ndjehet krenar me mundësinë për t’u paraqitur me Juventusin.

“Nënshkrimi me Juventus është diçka e jashtëzakonshme për mua. Unë akoma duhet të procesoj këtë. Është klub i madh. Jam i nderuar dhe krenar të jem pjesë e tij. Do të jap kontributin më të mirë. Një nga kualitetet e mia është se mund të ndihmojë skuadrën në rikuperimin e topave”, ka thënë Zakaria, transmeton lajmi.net.

“Synimi im është të fitoj trofe me Juventus. Juventus është skuadër e madhe, që duhet të fitojnë çdo vit. Për mua është e rëndësishme të luaj mirë dhe t’iu jap kënaqësi tifozëve dhe të fitojmë trofe”, shtoi zvicerani.

Zakaria ishte në listën e dëshirave të shumë skuadrave evropiane, por Juventus siguroi nënshkrimin me të. /Lajmi.net/